Message sent successfully!
“Kalipso” përfaqëson
një komunitet të ndërtuar për qëllim organizimin dhe menaxhimin e aktiviteteve
turistike në vend, gjithashtu zbulimin dhe eksplorimin e destinacioneve te
shumta që ofron territori Shqiptar.
Të gjithë udhërrëfyesit
turistikë mund të regjistrohen në faqen e Kalipso-s, të krijojnë profilin e
tyre dhe të postojne të gjitha udhetimet që ata mund te kryejnë. Ajo çka
Kalipso u ofron, është një platformë për menaxhimin e tureve dhe udhëtimeve,
kalendarit, turisteve, vendnodhjeve etj. E gjithë kjo sjell një eficencë të
lartë në punën e udhërrëfyesit duke i dhënë atyre më shumë hapesirë për tu
zhvilluar me tej në profesionin e tyre. Lehtësisht çdo udhërrëfyes mund të lidhë
profilin e tyre me një operator për menaxhim më të lehtë të udhetimeve ose të operojë
në menyrë individuale. Në çdo rast ngarkimi i te dhënave dhe detajeve (p.sh.
certifikimi, gjuha, territori etj.) mund të bëhen nga paneli i menaxhimit. Kalipso
u jep mundësinë gjithashtu të gjithë udhërrëfyesëve të punesohen në mënyrë
individuale për udhetime të personalizuara sipas turisteve.
Për turistët,
Kalipso është një dritare e madhe me mundësi të shumta destinacionesh të cilat
ata mund ti vizitojne e ti eksplorojne. Turistët kanë mundësi të krahasojnë udhëtimet
dhe të zgjedhin atë çfare u përshtatet më shumë. Çdo udhëtim shoqerohet me info
të detajuara mbi rrugëtimin, atë çfarë është e përfshirë, dhe cfarë duhet të
marrin me vete, në menyrë që të jenë sa më të përgatitur. Turistet mund edhe të
“punësojnë“ një udhërrëfyes në udhetimin që ata mendojnë të kryejnë, dhe keshtu
ata kanë gjithmonë dikë që i shoqeron dhe kujdeset që udhetimi të shkoje sa më
mbarë.
Shërbime të
besuara
Kalipso ndihmon ne
nje udhëtim të lehtë, të kënaqshm dhe të sigurt. Ne verifikojmë profilet dhe
listat personale, në mënyrë që të udhërrëfyesit dhe të turistët të mund të
komunikojnë me siguri dhe të Kalipso të jetë një platformë të besueshme.
Ekipi ynë i
mbështetjes së perdorueseve qëndron në 24 orë për të ndihmuar në rast se ka
ndonjë pyetje.







